Grupet radikale gjermane i janë rikthyer veprimeve të dhunshme kundër qendrave të pritjes së emigrantëve.
Pas një periudhe qetësie, në Gjermani kanë rinisur protestat kundër pranimit të fluksit të klandestinëve që njeh vetëm rritje.
Ditën e djeshme, gjatë një proteste të zhvilluar në qytetin Schëabisch Gmund, disa prej tubuesve i kanë vënë flakën një qendre pritëse për azilkërkuesit.
Ky qytet konsiderohej si një prej më të qetëve dhe mikpritësve për emigrantët, por ngjarjet e djeshme duket se ndryshuan për keq situatën.
Qendra e djegur sapo ishte ndërtuar, por ajo u shkrumbua para se të priste emigrantët.
Në vitin e shkuar janë kryer 220 sulme ndaj refugjatëve dhe qendrave ku ata akomodohen.
Gjermanët nuk e kanë kapërdirë politikën mikpritëse të Merkel dhe duan të tregojnë në çdo formë të mundshme kundërshtinë e tyre.