Familjarët e 8-vjeçarit që u vra nga Klodian Çalamani në Fier kanë nisur mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje, teksa kërkojnë që vrasësi i djalit të tyre të varet.
Lidhur me ngjarjen e rëndë dhe kërkesën e familjarëve e të miturit ka folur ish-deputeti i PD, Arben Ristani i cili tha në Opinion se nëpërmjet mbledhjes së firmave mund të kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje.
Ristani theksoi se dënimi me vdekje është kërkuar që të hiqet nga Këshilli Europian, në mënyrë që Shqipëria të integrohet në BE.
Fevziu: Ka shanse që referendumi të kthejë dënimin me vdekje?
Ristani: Sigurisht që ka. Por, kur është hequr dënimi me vdekje ka qenë dhe kushte nga Këshilli i Europës për të qenë pjesë e bashkësisë evropiane. Pavarësisht sentimentit të momentin pasi ngjarja është shumë e rëndë, nuk veprohet në të tilla sentimente sepse dënimi me vdekje ka shumë arsye që është hequr. Unë personalisht jam kundër dënimit me vdekje sepse raste të tilla, pavarësisht se ky është një rast i provuar, por po kaq të dhimbshme kanë qenë dhe rastet kur janë dënuar persona të pafajshëm. Ligjërisht mund ta kërkojnë patjetër.
/a.r