Kanë shpërthyer denoncimet kundër monstrës Klodian Çalamani. Nuk qenka vetëm një rast. madje ai duket se ka sulmuar njerëz pa mbrojtje.
Një 50-vjeçare pretendon se 1 vit më parë Klodiani e ka përdhunuar. Sipas saj, ai e ka rrahur dhe e ka përplasur për tokë.
“Klodian Çalamani hyri në shtëpinë time para 1 viti dhe më përdhunoi. Isha me vajzën në shtëpi, ajo vrapoi ndërsa unë jam invalide dhe nuk ika dot. Më rrahu, më përplasi në tokë dhe më përdhunoi”, tha ajo tek Shqipëria Live.
50-vjeçarja ka shtuar se e ka denoncuar në polici 38-vjeçarin, por ata vetëm e kanë rrahur dhe nuk e kanë arrestuar.
Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së parë e rrethit Fier, ka caktuar masën arrest me burg për 38-vjeçarin, i cili e ka pranuar krimin e rëndë. Vendimi u mor pa praninë e tij, për shkak të tensioneve të shkaktuara në ambientet e jashtme nga familjarët e revoltuar të Mateos.
/a.r