Shtëpia miliona paund, makina super të shtrenjta dhe gardërobë me veshjet me firmat më të njohura. Kjo është jeta e disa prej personazheve të famshëm të ekranit, të cilët nuk kursehen aspak për të bërë një jetë sa më të bukur.
Tom Holland – marangoz
Këtë javë, ylli i Spider-Man zbuloi se ai ishte trajnuar si marangoz përpara se të bëhej një aktor. Madje 25-vjeçari ngacmoi kur tha se në një të ardhme mund të rikthehet.
Londinezi, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej 13 milionë paund, ka bërë një pauzë prej dy vitesh, 14 vjet pasi ka luajtur rolin e tij të parë në aktrim.
Harry Styles – Djalë bukëpjekës
Ai është më i suksesshmi nga djemtë e “One Direction” që nga ndarja e tyre në vitin 2015 dhe thuhet se ka një pasuri prej 60 milionë paund. Por pavarësisht kësaj, gjatë viteve të tij të adoleshencës duket se gjërat nuk kanë qenë aq të këndshme për këngëtarin e famshëm.
Që në moshën 14-vjeçare, ai ka punuar në një furrë buke W Mandeville në Holmes Chapel, Cheshire, ku ka rezultuar një sukses i madh me klientët.
Harry, i cili tani është 27 vjeç, u përshkrua nga ish-shefi i tij si “anëtari më i sjellshëm i stafit” që ka punuar ndonjëherë atje.
Sean Connery – Shiste qumësht dhe ndërtues arkivolesh
Ai i dha jetë ekskluzivitetit të filmit të James Bond si dhe u shpall mashkulli më seksi në botë. Por para se të bëhej i famshëm, Sir Sean Connery, ka bërë disa punë të ndryshme.
Që në moshën 9-vjeçare, ylli skocez, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare vitin e kaluar, më herët punonte si qumështor. Ai ngrihej herët në mëngjes për të bërë xhiron e tij për të ndihmuar familjen e tij të varfër që të paguante faturat. Por jo vetëm kaq, pasi ai ka punuar si asistent kasapi e deri te ndërtues arkivolesh.
Adam Woodyatt – Kasap
Ylli i EastEnders është personazhi më jetëgjatë i serialit dhe ka numëruar më shumë se 3200 episode që nga shfaqja e parë në vitin 1985. Gjatë kësaj kohe, personazhi i tij ka punuar në një dyqan peshku dhe patatinash, ka drejtuar disa biznese dhe madje ka qenë pronari i The Queen Vic.
Por Adam, 53 vjeç, në moshën 16-vjeçare kishte përgatitur gjithashtu një plan rezervë nëse nuk funksiononte. Ai punonte si kasap dhe kishte vendosur që nëse nuk bëhej i suksesshëm do rikthehej sërish në prerjen e mishit.
Jon Hamm – Ndihmës në filmat porno
Ai portretizoi në mënyrë të famshme Don Draper-in në filmin Madmen, por në atë kohë 50-vjeçari kishte një punë shumë më pak magjepsëse. Në vitin 2014, teksa dha një intervistë për “Vanity Fair”, ai zbuloi se ka punuar si një person që ndihmonte me veshjet në filmat porno.
Brad Pitt – Kloun në dyqanin e pulave
Aktori i famshëm i Hollywood-it është një nga yjet më të respektuar, por edhe ai ka patur vështirësi që të përballonte jetesën. Gjatë një koncerti të veçantë, ai u vesh si pulë për të promovuar restorantin El Pollo Loco.
57-vjeçari tha se nuk ndjente “turp” dhe se “njeriu duhet të hajë”.