Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë filluar mbledhjen e firmave të qytetarëve që vrasësi Klodian Çalamani të dënohet me varje. Ata hartuan peticionin pas dhënies së masës së sigurisë arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Fierit për 38-vjeçarin Çalamani.
Ky i fundit nuk u dërgua në gjykatë për shkak të situatës së tensionuar me familjarët e viktimës.
Pas kësaj mase të sigurisë, familjarët nisën mbledhjen e firmave që ndaj Çalamanit të vendoset dënim me varje. Edhe disa prej gazetarëve të pranishëm jashtë Gjykatës së Fierit, nënshkruan peticionin.
/a.r