Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sqaruar se në gjyqin e zhvilluar ndaj tij, ditën e sotme ka dëshmuar një tjetër person.
Balliu deklaroi përpara mediave se në dy vite ka qenë efektivi i policisë Klevis Karafilaj, i cili kishte deklaruar se ish-deputeti i ka nxjerrë krahun gjatë protestave në zonën e Unazës së Re.
“Në dy vite keni dëgjuar që një efektiv policie Klevis Karafilaj kishte deklaruar se unë i kisha nxjerrë krahun. Sot doli dikush tjetër që më akuzon. Arsyeja e vetme përse unë dola është sepse revolta e qytetarëve solli thyerjen e xhamit. Që ato të mos godisnin efektivë të policisë së Shtetit unë nxora trupin. Në asnjë moment nuk kam refuzuar të futem në fugonin e policisë. Sot pati një dëshmi të këtij zotërisë, që sipas tij i kam nxjerrë krahun pa dashje”, ka thënë ai.
Balliu gjithashtu u shpreh se sot qytetarët që janë kundër gjykimit përplasen dyerve të gjykatave, ndërsa shtoi se i këtij mendimi ka qenë edhe kreu i PD, Lulzim Basha, por që tashmë sipas tij ka ndërruar mendim
“Të gjithë njerëzit që kanë protestuar gjyqet vazhdojnë. Ata që luftojnë kundër regjimit, përplasen gjykatave të kapura. Deri dje edhe Basha kështu mendonte, por tani ka ndryshuar mendje”, tha më tej ai.
/a.r