Gjykata e Fierit ka lënë në burg autorin e vrasjes së 8 vjeçarit Mateo Vasiu në Fier.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku 38 vjeçari Klodian Çalamani, vrau dhe groposi vogëlushin.
Nëna e vogëlushit në një deklaratë për mediat është shprehur se ajo nuk do të ndalet dhe do të presë përditë para gjykatës derisa të marrë hakun për djalin e saj.
“Kërkoj varjen e atij maskarai, jam e ëma e atij djali, më iku fëmija, iu pre ëndrra në gjysmë, kërkoj varjen në mes të Fierit, ma sillni këtu, duam drejtësi. Ma gënjeu. Ma mashtroi, i tha do iki te shtëpia se kam vëllanë sëmurë, ma groposi. E groposi dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë, “ku është Mato”, dua ta djegin tani mes të Fierit dhe të jem e ngopur dhe t’i them cunit ta mora hakun, si mama. Përditë këtu do jemi, nuk ndahemi”, thotë ajo.
g.kosovari