Kryeministri Edi Rama është treguar hermetik me mediat pas mbledhjes që ka zhvilluar me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Rama u përgjigj shkurt se ishte një mbledhje partie, ndërsa teksa u pyet lidhur me propozimin që minoritetet të kenë një kuotë të caktuar në Kuvend tha se “nuk funksionon me kuota për minoritetet sistemi elektoral shqiptar”.
Për sa i përket ndryshimeve në statut, kreu i PS tha se “statuti është një fjalë që për momentin ua lemë të tjerëve ta përdorin”.
Lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen në 6 partia, Kryeministria tha se PS është gjithmonë gati dhe shtoi se dhe në këto zgjedhje do angazhohen të gjithë patronazhistët.
A do t’i angazhoni patronazhistët në zgjedhjet e pjesshme lokale?
Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm, jo vetëm i PS, por i të gjitha partive. Që nga Partia Republikane dhe Demokrate në SHBA.
A do të lejoni zgjedhjet e pjesshme lokale?
Nga unë varet nëse do shkojmë apo jo në zgjedhje. Këto janë detyrat e Presidentit dhe ai e di shumë mirë se çfarë detyrash ka dhe pse ndonjëherë bën sikur nuk i di.
Do merrni pjesë në zgjedhje, jeni gati?
PS është gjithmonë gati.
/a.r