Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh. Kjo ishte përgjigja e kryeministri Edi Rama, për sa i përket lajmit të publikuar nga mediat britanike për negociata mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare, duke e mohuar lajmin.
“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”, theksoi Rama.
Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri pas takimit me kryetarët e degëve të PS-së që u mbajt në selinë rozë.
g.kosovari