Në një prej përgjimeve të tjera të Fabio Petruzzelës teksa flet me ndëmjetësin Cestagalli, ai shpreh acarimin e mafiozit Zummo për bllokimin e parave. Ai rikujton se nuk i kanë kërkuar këto shërbime falas, duke iu referuar Rezart Taçit, dhe, kërkojnë të lëvizin gjërat.
“Është 90 vjeç, e ka të vështirë të kuptojë çfarë dreqin po ndodh, jo! Ai bën një bisedë të thjeshtë, më fal por nuk është se unë…më thotë: Ne nuk e kërkuam që atë shërbim të na e bënin falas”.
Në dosjen e përgjimeve nga italianët, përmendet deri edhe emri i presidentit të Malit të Zi. Ai konsiderohet si mik i Rezart Taçit. Personat kishin një plan B, që nëse dështonin nga Shqipëria, mund të hapnin llogari në Malin e Zi përmes mikut të Taçit, presidentit të këtij shteti Milo Gjukanoviç. Kjo zbulohet në një telefonatë që Taçi kishte me Daniele Cestagallin.
“Më telefonoi presidenti i Bosnjës, Malit të Zi. Llogarinë do ta hapë direkt nga banka pa asnjë lloj komunikimi, e hapim në bankën e presidentit”.
Vetë Taçi është shprehur se ka njohje personale me presidentin malazez, por nuk i ka kërkuar asnjë favor. Ajo që shprehet qartë nga hetuesit italianë, është influenca e Rezart Taçit tek njerëz me pushtet dhe detyra shtetërore për realizimin e transaksioneve.
Në skemë, dyshohet se janë implikuar njerëz me pushtet në Tiranë. Zyrtarisht, SPAK njoftuar se nën hetim janë Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo. Siç zbuluam, hetimet nga prokuroria e Palermos japin indicie për korrupsion deri në nivelet më të larta. Organizatorët e skemës, kanë implikuar edhe drejtorin e bankës si dhe një noter në Tiranë për të cilët nuk dihet nëse kanë konsumuar vepra penale.
“Mendoj se 18 mln euro, janë një tendencë, nuk i përket një linje të stacionuar e ndërtuar mirë në mënyrë të vazhdueshme, është më shumë një test për të parë sa është igjilenca për të pikasur e bllokuar, pavarësisht premtimit që mund të kenë marrë nga zyrtarë qoftë Shqipëri, Mal të Zi etj. Por kjo është një alarm”, u shpreh Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.
Policia shqiptare ka vënë në pranga bashkëpunëtorët e afërt të Taçit, Artur Ballën dhe Bledar Lilon. Vetë biznesmeni në reagimet për mediat është shprehur i gatshëm të udhëtojë drejt Shqipërisë për tu vënë në dispozicion të drejtësisë./ top story
g.kosovari