Katër persona, anëtarë të një bande që tentuan të trafikonin 69 shtetas shqiptare drejt Britanisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet angeleze.
BBC raporton se nëntorin e vitit të kaluar një anije peshkimi u kap nga autoritetet në brigjet Norfolk, brenda të cilës ndodheshin emigrantët shqiptarë.
Anija kishte kaluar 14 orë në det të hapur dhe ishte nisur nga Belgjika.
Personat e dënuar janë Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç. Ndërsa Volodymyr Mykhailov u la i lirë.
Në një seancë të mëparshme u shpall fajtor edhe shtetasi tjetër, Artuas Jusas, 35 vjeç, për të cilin mediat britanike kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit.
Sic duket edhe në foto, Jusas shfaqet me të brendshme duke i hapur derën policisë, por pa e ditur që ishin ata.
Të gjithë persona akuzohen për kontrabandim të klandestinëve.
g.kosovari