Jacob Chansley, protestuesi që më 6 janar u pa tek hynte në Kapitol me një shtizë në dorë, me kapele prej gëzofi me brirë, me gjoks të zhveshur e me fytyrë të ngjyrosur me bojë, duke u bërë një nga figurat më të njohura në sulmit ndaj Kongresit, u dënua të mërkurën me 41 muaj burg.
Zoti Chansley, i cili u vetëdeklarua fajtor për një akuzë të rëndë atë të pengimit të një procedure zyrtare, ishte ndër protestuesit e parë që hynë në ndërtesë.
Megjithëse ai nuk akuzohet për dhunë, prokurorët thonë se zoti Chansley, një banor i Arizonës, ishte “fytyra publike e trazirave në Kapitolit”.
Para se të dënohej, zoti Chansley i tha gjykatësit Royce Lamberth se kishte bërë gabim që kishte hyrë në Kapitol dhe se e pranonte përgjegjësinë për veprimet e tij. Por ai tha se nuk ishte një kryengritës dhe se ishte i shqetësuar me mënyrën se si e kishin portretizuar mediat pas sulmit të dhunshëm në Kapitol.
Jacob Chansley ishte në mesin e 650 personave të akuzuar për sulmin ndaj Kapitolit, që detyroi ligjvënësit të fshiheshin, ndërsa ishin mbledhur të çertifikonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Më shumë se 120 të pandehur janë deklaruar fajtorë, kryesisht për akuza që parashikojnë një maksimum prej gjashtë muajsh burg./VOA
g.kosovari