Del momenti kur një i mitur është nxjerrë nga pallati i përfshirë nga zjarri në zonën e njohur si “Fresku” në Tiranë.
Siç duket edhe nga pamjet, një prej zjarrfikësve ka marrë në krahë fëmijën, e me shpjetësi e ka futur brenda një ambulance që ndodhej poshtë pallatit.
Gjatë gjithë kohës që fëmija ndodhej në krahët e zjarrfikësit, nuk ka bërë asnjë lëvizje, ndërkohë që nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./m.j