Kjo është shtëpia ku ‘monstra’ Klodian Çalamani jetonte dhe ky është oborri ku ai groposi 8-vjeçarin e pafajshëm Maeto Vasiu.
Çalamani rrëmbeu 8-vjeçarin duke e gënjyer se do t’i bënte xhiro me makinë dhe më pas e mori në shtëpinë e tij dhe e dhunoi mizorisht derisa e goditi me lopatë dhe i shkaktoi vdekje të menjëhershme. Klodian Çalamani ishte njeri i afërt me familjen e 8-vjeçarit dhe gjatë kohës që ai ishte shpallur i zhdukur kishte shkuar në banesën e tyre duke i pyetur nëse e kishin gjetur djalin.
Çalamani njihej nga fqinjët si një person shumë problematik pasi kishte kryer akte të turpshme dhe ishte i pirë gjatë gjithë kohës.
/a.r