Gazetari i Andin Lokaj është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes me deklaratën e tij. Kosova U21 mposhti bashkëmoshatarët e Shqipërisë me shifrat 2-1 në “Fadil Vokrri” dhe duket se kjo ka gëzuar tejmase Lokajn. Madje ky i fundit nuk i ka kursyer edhe ironitë ofenduese karshi kuqezinjve.
Me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” komentatori nga Kosova kërkon të tregojë epërsinë e dardanëve në futboll në krahasim me Shqipërinë, duke nxitur kështu përçarje.
“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, shkruante komentatori.
g.kosovari
Kush eshte ky qelbesire?!