Kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër në mëngjes, që në orën 8:30 të mëngjesit një konferencë për shtyp për ngjarje makabre të ndodhur sot në Fier.
Sipas burimeve për KlanNews, Rama do të flasë nga aeroporti i Rinasit, për shkak se do të niset për në Itali.
Ngjarja e sotme tronditi vendin, pasi Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau fqinjin e tij 8-vjeçar Mateo, me pretendimin se i mituri e kishte sharë e për këtë arsye ai nuk kishte duruar dhe e kishte qëlluar me lopatë pas koke, duke e groposur në oborrin e banesës së tij./m.j