Presidenti Meta u shpreh dhe për ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Pasi kreu i shtetit akuzohet nga mazhoranca se ka cënuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, Meta këmbënguli se nuk e ka cënuar aspak kushtetutën amerikane dhe se ka vepruar gjithmonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.
Presidenti i tha këto fjalë në intervistën e dhënë emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.
“Unë nuk kam se çfarë të ndryshoj në asgjë. Nuk e kam cenuar kushtetutën amerikane dhe nuk kam refuzuar një bashkëpunim për reformën në drejtësi apo reforma të tjera. Unë i qëndroj kushtetutës që kemi bërë me 140 vota. Jam detyruar unë që t’u jap fund intrigave, dhe t’i mbledh të gjithë duke ndaluar seancën në mënyrë brutale që të kishim një miratim me konsensus, se përndryshe nuk hapeshin negociatat”, u shpreh presidenti Meta.
Kujtojme se Ilir Meta para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit, me se nje here ka sulmuar SHBA-te dhe ambasadoren Yuri Kim. madje ka ngritur tonet, teksa ka deklaruar se “amerikanet i kap per veshi” si dhe deklaraten tjeter sipas te ciles “SHBA ka reketa dhe do ta vrase ne Malin me Gropa”./m.j