Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen makabër të ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij.
Ky i fundit, 38-vjeçari Klodian Çalamëni, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ka tentuar që vite më parë të kryejë një akt të tillë. Ai vite më parë ka marrë peng një vajzë të këtij fshati, të cilën e kishte fqinje, por kjo e fundit ka shpëtuar mrekullisht.
Për gati 20 minuta ai bashkë me një shokun e tij, kanë tentuar që të vrasin vajzën. Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte, ndërsa Çalamëni vijoi jetën i lirë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autori i ngjarjes, ka pranuar krimin e rëndë në polici./m.j
Keta tipa njihen ne fshat e lagje. Pse lihen te lire dhe nuk vihen nen kontrollin e policise.
Ky fakt duhet te sherbej si mesim i madh per te parandaluar keto krime.