Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur liderit demokrat, Lulzim Basha në Kuvend.
Ai ka thënë që politikanët në Parlament duhet të distancohen nga fjalori fyes, e se ai tha se asnjëherë nuk ka përmendur gjatë leksikut të tij, fjalën kriminelë.
Rama kërkoi që të ketë një ndryshim, sepse në të kundërt sipas tij, opozita do të regjistrojë humbje njëra pas tjetrës.
“I ka ikur pentagramit të ustait dhe duket goxha mirë kur flet. Goxha mirë kur lufton, argumenton. Është çështje e mikroçipit. Lulzim hiq mikroçipin se na teprove fare sot. Fole për fjalor banal, për cilën fjalor banal e ke fjalën, cilin, ku? Për përgjime. Kujtove se do të dal e do të them s’jam unë?! Ajo ka kohë që është nxjerrë dhe është nxjerrë nga një media që ka futur personin që ka telefonuar edhe sot që mos gabohem po e çoni nëpër gjykata. Në fakt po hapni gjyqe me vetveten sepse jeni hije të njëri-tjetrin. Përpjekja e hijeve për të dalë në dritë është përpjekje normale. Sot për sot jeni si hijet që doni të dilni në diell, ndërkohë që kemi 30 vite që përvëloheni nga ai diell. Hiqeni atë diell e më pas hajde të bëjmë debat. Nuk po zgjatem me ato që the për buxhetin, sepse ti je i madh fare, nisesh nga të paqena dhe ndërton përralla.
Thua një çorodi që nuk ia vlen. Unë të falenderoj për të gjitha fyerjet dhe sharjet e tua dhe ndihem vërtetë keq për ty dhe duhet të jemi pjesë e të tërës. Kush fle me qenin ngrihet me morra, e kjo është ajo që i ndodh për fat të keq hera herës kësaj partie këtu, për shkak të bashkëjetesës në këtë sallë me këtë parti këtu, që na ka tërhequr historikisht në ekszaktësisht në atë lloj balte shijen e së cilës apo keni filluar ta ndjeni. Sapo keni filluar të ndjeni se sa e ulët dhe e poshtër është. Tani që po ju kthehet juve, e për të cilulën tani po shkoni nëpër gjyqe. Paçit fat për gjyqet. Sot për të ardhur këtu mora fashikullin e zonjës Tabaku, nuk mora fashikullin e Lulzimit sepse ka edhe ai një gjyq të humbur me mua, por çfarë i bashkon të gjithë ata fashikuj?
Një gjë, që nga ai që Lulzimi e quan ustai im. Mirëpo problemi është që ndërkohë që e pohoni vazhdoni dhe bëni të njëjtën gjë me ne përsëri, bëjeni! Për ne nuk ka problem, se sa herë vini këtu dhe përsërisni atë fjalor, aq herë i përsërisni shqiptarëve që humbësa jeni, e do të jeni. Ato që e dëgjojnë nuk thonë këta, e ne të tjerët s’ka problem, por më kujtohet shprehja kush fle me qenin gdhihet me morra, e keni të mundur të çlironi këtë shoqëri nga makthi i këtyre seancave, mund të përdorni ngjyrat e gjuhës shqipe si të doni, por s’keni pse të bëheni bishti i ustait dhe i kujtoni njerëzve që jeni bishti i tij”, tha Rama.
/a.r