Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të 40 minuitave në Tiranë, ku janë përplasur nga makinat dy këmbësorë, mes tyre një 5-vjeçar.
Aksidenti i parë ka ndodhur pranë Zogut të Zi, tek sheshi “Karl Topia”, ku mjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar shtetasen L. Zh, 66 vjeçe, e cila për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti i dytë në orën 17:30, në vendin e quajtur “Tregu Elektrik”, mjeti me drejtues shtetasin I. C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burime bëjnë me dije për noa.al se të dy drejtuesit e mjeteve janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga policia.
/a.r