Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid dhe lajmin e ka zbuluar përmes një fotoje të hedhur në rrjetet sociale.
“Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës COVID sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim.
SHBA ka dhënë dritën jeshile për marrjen e dozës së tretë të vaksinës për personat madhorë. Vendimi ka hyrë në fuqi që prej fundit të muajit shtator./m.j
View this post on Instagram