Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar foltoren me demokratët në Fushë-Krujë. Berisha u shpreh se Basha nuk ka bërë fushatë me kandidatët në kqtë qytet pasi ka marrë ultimatum nga klani “Rraja”.
Sipas Berishës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe ne Elbasan dhe qytete të tjera. Lideri historik tha se me dhjetëra ligje kanë kaluar në parlament në favor të krimit.
“Ish-kryetari pa parti nuk erdhi dot në Fushë-Krujë për të bërë fushatë për kandidatët për të qenë pranë jush sepse mori një ultimatum nga klani Rraja. E njëjta gjë ndodhi në Elbasan dhe në qytete të tjera. Ligjin e mori në dorë krimi jo vetëm në qytete dhe në fshatra por edhe brenda në parlament. Me dhjetëra ligje u kaluan për bajlozët e krimit në parlament që të merrnin tendera dhe koncesione”, tha Berisha.
/a.r