Përplasja me armë e ndodhur sot në Greqi mes 2 grupeve shqiptare ka pasur si qëllim dërgimin e një mesazhi. Ky konkluzion është arritur deri më tani bazuar në faktin se autorët e qëlluan shënjestrën në këmbë çka tregon se nuk kanë dashur që ta vrasin por ta plagosin.
Një tjetër pistë dyshohet të jetë edhe larja e hesapeve mes bandave të drogës. Sipas burimeve policore, të raportuara nga mediet greke dëshmitarët okularë që kanë dëshmuar kanë parë një makinë duke ndaluar në vendin e plagosjes.
Dy persona kanë zbritur nga makina dhe kanë nisur të godasin shënjestrën, ndërsa në fund njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në këmbë. Më pas autorët janë larguar duke e lënë “rivalin” të plagosur në tokë.
Kësisoj policia, sipas informacioneve, supozon se goditja ka qenë paralajmërim, pasi autori e ka qëlluar në këmbë. Prandaj mendohet se ka dashur t’i japë një “mësim” të plagosurit.
Newsbeast.gr raportoi duke iu referuar kryebashkiakut të Koropit se grupet bëhet fjalë për dy grupe romësh, të cilët sipas tij janë kthyer në një problem të madh sigurie në zonë./m.j