Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me atentatin e disa ditëve më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbeti i vdekur Erigers MIhani dhe miku i tij, Armand Dumani.
Report Tv ka siguruar dëshminë e një prek miqve të Mihasit. Sipas dëshmisë, miku i tij konfirmon se Mihasi i druhej një sulmi të mundshëm. Pavarësisht vigjilencës, ditën e vrasjes, sipas hetuesve, Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani, nuk kanë kuptuar ndjekjen nga mjeti “Toyota”.
“Erigersi kujdesej për të gjitha lëvizjet që bënte. Prej kohësh evitonte qëndrimet në ambientet publike dhe ishte vigjilent kudo që lëvizte. Të vetmet vende që qëndonte ishin rreth zonës ku kishte shtëpinë, me njerëz që u besonte” – kjo është dëshmia para hetuesve e njërit prej miqve të Erigers Mihasit.
g.kosovari