Ervin Salianji dhe Erion Braçe janë përplasur fizikisht në Kuvend. Ka qenë deklarata e deputetit të PD që solli irritimin e socialistit.
Nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë se nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.
“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. A je ti zv.kryeministri? O kone mos mu drejto mua si kone,” tha Salianji.
Në këtë moment Braçe u ngrit për të shkuar drejt foltores ku ndodhej Salianji, çka solli përplasjen e tyre fizike, ndrysa ndërhyri menjëherë garda.
Kur u be dhe Salianj babalja trim ,cdo gje mwrr fund .