Kryesia e Partisë Demokratike mori vendimin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, sqaroi se pse nuk u vendos për të mbajtur një kuvend të përbashkët duke qenë se Basha kërkon 18 Dhjetorin, ndërsa Berisha 11 Dhjetorin.
Bardhi tha se ka kërkuar që të propozohej kërkesa e pretenduar sipas tij e ¼ e delegatëve të partisë, mirëpo kjo nuk u pranua. Megjithatë, Bardhi u shpreh se miratimi i këtyre propozimeve do të ishte çështje vullneti dhe jo imponimi.
Gazment Bardhi: Dua të sqaroj qëndrimin tim në propozimin tim në mbledhjen e kryesisë.
Blendi Fevziu: Ke pasur një propozim ndryshe nga Basha.
Gazment Bardhi: Kam pasur një propozim që ishte ndryshe. Kam pasur një ftesë për kolegët që ky vendim i Kryesisë duhet të ishte një vendim që të na bashkonte të gjithëve bashkë. Interesi i të gjithëve bashkë do duhet të ishte të dëgjonim zërin e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. I kam kërkuar kolegëve që pretendojnë se kanë mbledhur ¼ e firmave që të bëhen zëri i tyre, jo zëri i Sali Berishës në mbledhjen e Kryesisë.
Blendi Fevziu: Si ta bënin?
Gazment Bardhi: I kërkova që të bëheshin zëri i tyre për të propozuar shtesa në rendin e ditës që kishte propozuar kryetari i partisë.
Blendi Fevziu: Në qoftë se do bihet dakord që mos të jenë dy kuvende…
Gazment Bardhi: Nuk ka dy kuvende, ka vetëm 1.
Blendi Fevziu: Po mirë pra, ju thoni 1 ata thonë 1!
Gazment Bardhi: Ka vendim të Kryesisë.
Blendi Fevziu: Nëse thoni që ai Kuvendi nuk ekziston, pala tjetër nuk ekziston kjo nuk funksionon më. Nëse bihet dakord mund të shkrihen dy rendet e ditës?
Gazment Bardhi: E kishin mundësinë sot në mbledhjen e kryesisë.
Blendi Fevziu: Po në Kuvend nuk mund të bëhet?
Gazment Bardhi: Jo sepse është përcaktuar në rendin e ditës. Njoftohet sipas statutit 1 muaj para kuvendit. apeli im ishte që të bëheshin zëri i atyre anëtarëve të Kuvendit.
Blendi Fevziu: Kjo nuk është e drejtë.
Gazment Bardhi: Pse?
Blendi Fevziu: Ata pretendojnë që kanë 4200 vota që sipas tyre bëjnë shumicën. Nëse ti i thua që bjer propozime, ti merr vendime që propozimet e tyre të bien poshtë. O do pranohen automatikisht, por nuk mund të propozohen dhe të hidhen poshtë.
Gazment Bardhi: Nuk ka anëtarë të kryesisë së PD që nuk do të dëgjojë zërin e Kuvendit Kombëtar.
Blendi Fevziu: Pse nuk i përfshini dy axhendat?
Gazment Bardhi: Sepse nuk u pranua zoti Fevziu. I është propozuar të shtojnë…
Blendi Fevziu: A do pranohej apriori propozimi i tyre?
Gazment Bardhi: Çdo anëtar i kryesisë mund të shtojë një pikë në rendin e ditës.
Blendi Fevziu: Kjo votohet nga kryesia?
Gazment Bardhi: Vendimi për thirrjen e kuvendit votohet nga kryesia/. Kryesia merr vendim për thirrjen e Kuvendit. Nuk ia hidhte poshtë. Kjo është hipotezë.
Blendi Fevziu: Unë hipoteza ngre.
Gazment Bardhi: Unë kam votuar pro vendimit të kryesisë sonte, do votoja pro rendin e ditës.
Blendi Fevziu: Mbase tjerët nuk votonin?
Gazment Bardhi: Kjo nuk është çështje imponimi, por vullneti. Nëse vullneti i tyre do ishte të mbahej Kuvendi do bënin këtë kërkesë me këtë axhendë.
Blendi Fevziu: Po nëse kryesia ua hidhte poshtë?
Gazment Bardhi: Kjo është nëse…
Blendi Fevziu: Kjo është pyetja thelbësore.
Gazment Bardhi: Kryesorja është që ata nuk kanë vullnet për të bërë Kuvend Kombëtar. Unë po të them do votoja pro.
/a.r