Gazetari dhe Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka replikuar me Edi Palokën, i cili ka deklaruar tek emisioni i Ylli Rakipit se Basha po mbështetet nga gazetarët që janë kritikë ndaj Berishës dhe mbështesin Ramën.
“Edi Paloka e paska gjetur zgjidhjen tek emisioni Ylli Rakipit. Meqë Basha e akuzon se të “fortët e Elbasanit” mbështesin Foltoren, ai e akuzon Bashën se ka mbështetjen time dhe disa kolegëve të tjerë që jemi pro Ramës. Dmth barazon kriminelët pro Foltores me gazetarët kundër Berishës.
Dakord jam, se nga lufta ime kundër Berishës, që do vazhdoj sa të jetë gjallë, tani përfiton edhe Basha, ashtu siç ka përfituar dhe Rama nga viti 2007. Po nuk kam kuptuar akoma çfarë përfiton Sali Berisha nga një budalla si ky. Se ky nuk është as gazetar, as i “fort”. Eshtë thjesht qejfli të “fortësh” që ja mbath sa dëgjon krismën e pare”, shkruan Baze në rrjetet sociale.
/a.r