Nishani theksoi se Basha me qëndrimet e tij i ka shërbyer më shumë kryeministri Edi Rama
“Është një lëvizje kot. Biem të gjithë dakord se 18 vjen pas 11. Nuk e di nëse Basha do të jetë më kryetar i partisë më 18 dhjetor. Ka një tezë dhe një projekt të Edi Ramës për të krijuar një perceptim te opinioni publik se PD po çahet. Ka qenë në sytë e publikut 6-8 vitet e fundit, ky Basha me të gjitha aksionet dhe qëndrimet e tij i ka shërbyer Ramës.
Këto janë akte që ne i kemi parë që nga momenti kur hyri në koalicion me të në vitin 2017 qe shkaktoi një gropë të madhe. Nuk ka bërë vaki kurrë që PD të lejojë kapjen e parlamentit dhe ndryshimin e Kushtetutës, pikërisht nga qëndrimet e Bashës. Nuk kishte ndodhur kurrë që PD-ja të mos njihte zgjedhjet, dhe të ulej të votonte zgjedhjet në Parlament. Këto janë fakte që kanë dalë nga qëndrimet e Bashës”, tha Nishani.
/b.h