Në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ku u votua që Kuvendi Kombëtar të mblidhet më 18 dhjetor, Aldo Bumçi deklaroi se në 8 vite opozitë kanë realizuar një aksion të fortë, megjithatë ai e konsideroi këtë përplasje brenda partisë si një krizë të Lulzim Bashës.
“Kjo është një krizë e Lulzim Bashës. Kemi 8 vjet në opozitë. E kemi ndjekur në çdo aksion. Kjo është krizë e një personi. Kishim përballë një narkoshtet, por në 8 vjet kur ke bërë çdo aksion të fortë dhe nuk arrin fitoren, çfarë do të thuash? Kjo është krizë e 1 personi që është në krye të PD-së.
Tha masakër zgjedhore. Çfarë bëri? Çfarë do ti thuash demokratëve kur i braktis. Vendimin për Berishën i referohet 2055-2013. A pranojmë ne si demokratë që ajo është qeveri e korrupsionit, ne nuk e pranojmë këtë përkufizim”, tha Bumçi.
/b.h