Zbardhen votat në kryesinë e Partisë Demokratike, ku është vendosur mbajtja e Kuvendit kombëtar të partisë më 18 dhjetor, e jo më 11 kur ka kërkuar Sali Berisha, i cili ka bërë të ditur se ka mbledhur 4200 firma, por që refuzon t’i dorëzojë në protokollin e PD-së.
Siç mësohet, vetëm 7 anëtarë të Kryesisë kanë qenë kundër vendimit, ndërkohë që shumica dërrmuese, pra 30 vetë, kanë votuar pro propozimit të Lulzim Bashës.
Siç mësohet nga burime në selinë e PD-së, kundër vendimit kanë qenë: Ivi Kaso, Tomor Alizoti, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.
Këta dy të fundit janë anëtarë ex uficio, pasi kanë hyrë si kryetarë të FRPD-së dhe Forumit të Gruas, pra në kohën kur të zhvillohen zgjedhjet e reja, nuk i gëzojnë më këto funksione.
Ja Kryesia e plotë e PD-së:
KRYETAR
Lulzim Basha
SEKRETAR i PËRGJITHSHËM
Gazment Bardhi
NËNKRYETAR
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma
KRYETAR i KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Paloka
KRYETAR i KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS
Flutura Açka
KRYETAR i KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
SEKRETAR ORGANIZATIV
Ervin Minarolli
SEKRETAR i BURIMEVE NJERËZORE
Arta Sakja
SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN
Belind Këlliçi
SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE
Ledina Mandia
SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT
Flamur Hoxha
SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK
Jonila Godole
SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE
Ivi Kaso
SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
Greta Bardeli
SEKRETAR i KOORDINIMIT ELEKTORAL
Taulant Zeneli
SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE
Orjola Nebiaj
SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL
Endri Hasa
KRYETARE E LIDHJES DEMOKRATIKE TË GRUAS
Albana Vokshi
SEKRETAR i MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
Gentian Gaba
ZËDHËNËS
Ina Zhupa
ANËTARË TË ZGJEDHUR
Agron Gjekmarkaj
Aldo Bumci
Dhurata Tyli (Çupi)
Ervin Salianji
Fitim Zekthi
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Juela Hamati
Kreshnik Çollaku
Lindita Metaliaj
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Taulanda Jupi
Tomor Alizoti