Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e paralajmëruar për mediat foli për akuzat e ngritura nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi për bashkëpunim të ish-kryeministrit me Suel Çelën.
Berisha i konsideroi gënjeshtra të radhës, ndërsa u ndal te kreu i PD-së Lulzim Basha tha se tashmë asnjë demokrat nuk i beson më atij.
“Duhet të dini se ai që gënjen njerëzit e tij, nuk mund ti besosh. Është gënjeshtra e radhës. Nuk kam gjetur një demokrat që të më thotë s’më ka gënjyer Lulzim Basha”, tha ish-kryeministri..
Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu deklaroi se është dakord me propozimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që secila palë të këtë një përfaqësues për të verifikuar firmat.
I pyetur nëse do të ketë një dakordësi për datën e Kuvendit Kombëtar, Berisha tha se askush nuk mund të ndryshojë rendin e ditës.
“Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka propozuar një kompromis që secila palë të caktojë një përfaqësues të ulën në zyrën e Edi Palokës dhe të verifikojnë çdo formular. Unë deklaroj para jush se e pranoj propozimin e zotit Paloka. por a mendoni ju se pranon Lulzim Basha, ata janë tmerruar, Futja e formularëve në seli i ka shfazuar komplet.
Ndërsa theksoj se asgjë dhe askush nuk mund të lëvizë qoftë edhe një germë të vetëm të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia. Ky proces dëshmoi se sa shumë ishin larguar nga baza, nga njerëzit që kanë derdhur djerse dhe që marrin shumë më pak se të tjerët. Ndaj revolucioni paqësor do t’u japë secilit atë që i takon. Edi Rama duhet t’i dijë kufijtë, nuk ia kujtova kot dajën e tij. Të mos luajë me pluralizmin”, tha më tej Berisha./m.j