Në konferencën për shtyp me gazetarët, Sali Berisha shpjegoi përse kishte munguar këto kohë në Kuvend.
Ish-Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe replikat mes Ramës dhe Bashës.
“E vërtetë, kam munguar dhe do shkoj pa asnjë diskutim, po jam përqendruar totalisht në këtë mrekulli shqiptare e cila më ka mahnitur dhe më kë tërhequr në të gjithë qenien time. Por kjo nuk do të thotë që nuk do shkoj shpejt në parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptar ndaj narkoshtetit. E vërteta është që në një farë mënyrë, Foltorja, krahasuar me polemikat vulgare të pengmarrësit dhe pengut të tij është disa herë më eprore dhe më tërheqëse jo vetëm për mua, por edhe për qytetarët, kjo nuk do thotë se unë nuk do shkoj në parlament”.
/a.r