Sali Berisha tha sot se Edi Paloka ka propozuar një kompromis, që secila palë të caktojë një përfaqësues për të verifikuar firmat.
Berisha tha se e pranon propozimin në fjalë. Ai u pyet për akuzat e Bashës se për mbledhjen e firmave është ndihumuarnga Suel Çela, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi. Berisha e kaloi pyetjen duke nënqeshur teksa tha:
“A jua merr mendja juve se e pranon Lulzim Basha? Futja e formularëve në seli e kanë ç’fazuar komplet. Por askush s’mund të lëvizë asnjë pikë të vetme të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia” – tha Berisha.
/a.r