Ndërkohë që në Lushnje vijon protesta e fermerëve të Lushnjes pasi nuk shohin që kërkesat e tyre të jenë plotësuar, deputeti i këtij qyteti, Saimir Korreshi i është drejtuar sallës së Seancave Plenare me dy produkte karakteristike të kësaj zone: Prasin dhe kastravecin.
Përmes një postimi në Facebook, Korreshi shprehet se janë prodhime BIO, të cilat po ia dërgon qeverisë në Kuvend.
“Rrugës për në Parlament. Duke i sjellë produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë”, shkruan ai.
/b.h
Çoja Tanit të Aidës, ato që ke në dorë, o Lushnjar, me pras dhe kastranguj në dorë.