Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit e ironizon duke iu referuar si “balonë tabake”.
Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se e ka për nder që ka këtë mbiemër të një prej familjeve më të vjetra të Tiranës, por sipas saj kryeministri nuk e njeh historinë e kryeqytetit.
“Unë e kam nder që e kam mbiemrin Tabaku, por se njohe kurrë historinë e Tiranës se e konsiderove vetëm truall ndërtimi, qëkur ishe kryebashkiak. Por nuk i njohe kurrë familjet e vjetra të Tiranës. Për sa i përket diskutimit që po ndodh këtu, vlera e plotë e Rrugës së Arbrit 58 miliard lekë. E dini kush është historia më kriminale, sa herë ka diçka ky u del për zot. Kështu i del çdo zullumi dhe vjedhje. Vjen mbron dhe të gjithë këta që ka mbrapa. Nisi 33 miliard Rruga e Arbrit përfundoi 58 miliard. Risku i kontratave koncesionare është rreziku më i madh që ka buxheti i shtetit,” deklaroi Tabaku.
/b.h