Prodhuesi italian i gomave “Pirelli” ka operuar në Kinë që nga viti 2005, por ai vazhdon të kërkojë mënyra për të zgjeruar dhe rritur pjesën e saj të tregut në vend, shkruan “Xinhua”.
Një pjesë e kësaj strategjie përfshin Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), që u zhvillua në Shangai.
Viti i ardhshëm do të shënojë 150-vjetorin e krijimit të kompanisë “Pirelli”, me bazë në Milano, dhe vitet e fundit, Kina ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e saj.
“Pirelli” filloi operacionet në Kinë në 2005 me një fabrikë të prodhimit të gomave në provincën Shandong dhe në 2015 Korporata Kombëtare Kimike e Kinës, e njohur më mirë si “ChemChina”, u bë aksioneri më i madh i “Pirelli”-t.
Kina është një nga tregjet kryesore të kompanisë italiane dhe tregu më i rëndësishëm i kompanisë për gomat për automjetet elektrike.
Kompania prodhon gjithashtu goma për makina garash “Formula 1” dhe “Rally”, motoçikleta, makina sportive dhe biçikleta garash, si dhe goma të specializuara automjetesh për mot të ftohtë, borë, jashtë rrugës dhe automjete sportive. Kompania përdor teknologji të zhvilluara për automjete ekstreme dhe i zbaton ato në të gjithë linjën e produkteve të kompanisë.
Tregu kinez ndihmon në përgatitjen e kompanisë për më shumë se 160 vende të tjera ku ajo ka operacione tregtare.
“Kina është një treg i avancuar dhe kaq shumë nga sfidat teknologjike me të cilat përballemi fillimisht në Kinë na ndihmojnë kur duhet të përballemi me sfida të ngjashme në tregje të tjera”, -thonë zyrtarët e Pirrellit.
/b.h