Klodiana Celo pritet që të dalë sot para prokurorisë ku do të merret në pyetje pasi qëlloi dhe plagosi me armë ish-partnerin dhe babain e fëmijës, për çështjen e kujdestarisë së vajzës së tyre.
Ndaj 49-vjeçares pritet që të ngrihen një sërë akuzash të rënda, si vrasje në tentativë në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje, kërcënim në familje dhe tentativë për rrëmbim të miturish nën. 14 vjeç.
Të premten e kaluar, duke hyrë në hetuesi, nga e cila kërkoi dhe mori afat për sot, ajo tha për babain e fëmijës së saj, të cilin e qëlloi: ‘Më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori për të mitur nuk bëri asgjë. Kam qenë te ministri i Drejtësisë dhe kam bërë kallëzim’.
Madje, kur u largua nga gjykatat, ajo u tha edhe gazetarëve: Nuk doja që t’i ndodhte askujt ndonjë e keqe… por shpëtova jetën e fëmijës tim. Unë nuk e kisha parë fëmijën tim për pesë vjet…
Mjeku grek George Neos, është shtruar në spital dhe ndodhen në trajtim intensiv, por në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
/b.h