Tërpo Gjamo, i shpallur në kërkim prej një viti, është arrestuar këtë të hënë nga ana e policisë së Korçës. 47 vjeçari, banues në bilisht, u bë pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Korçë e pati dënuar në vitin 2014 për veprën e shpërdorimit të detyrës.
Gjamo ishte punonjës i IT në burgun e Drenovës dhe me datë 23 nëntor 2013, nga ky burg janë arratisur 7 të burgosur.
Gjykata e ka gjetur të fajshëm 47 vjeçarin duke e akuzuar për shpërdorim detyre pikërisht në rastin e arratisjes së këtyre 7 shtetasve.