Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, teksa policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjen e autorëve.
Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u qëlluan me armë zjarri teksa lëviznin me një “Audi” luksoz dhe ndërruan jetë në vend. Autorët sipas policisë, u larguan me mjetin e tyre nga zona e “Astirit” ku ndodhi ngjarja drejt ish-Shqiponjës, teka e dogjën e makinën në Thumanë.
Sakaq, raportohet për “BalkanWeb” se targat e mjetit “Toyota” që u përdor në atentatin mafioz ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet më 2 korrik të këtij viti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
/b.h