Zhvillimet në PD/ Paloka justifikohet për aktin e përjashtimit të Berishës!

Paloka 3

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, shfaq qëndrimin e tij publikisht për zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, Paloka foli edhe për përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se sipas tij vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën ishte i gabuar.

Më tej tha se një nga defektet e Bashës është që të dëgjon, ndonjëherë edhe ta miraton atë se çfarë i thua , por nuk e bën dhe kjo sipas Palokës është problem.

Pjesë nga intervista:

Përse nuk keni qenë prezent për të folur për këtë çështje në studio televizive?

Paloka: Ishte zgjedhje e imja për të mos i hedhur benzinë zjarrin. Por tani kështu si kanë ardhur situatat duhet folur. Përplasja dhe krisja midis dy palëve tashmë, kushdo mund ta mohojë por sot në PD janë dy palë që përpiqen në rrugë të ndryshme për të gjetur zgjidhje. Demokratët e thjeshtë janë përditë në goditjen e regjimit prej më shumë se 8 vite dhe presin zgjidhej, presin që ne ti çojmë drejt fitores të gjithë bashkë.

Partia Demokratike ka qenë në mbështetje të Bashës dhe të gjithë u përpoqëm që Basha të bëhej kryeministër i vendit. Këtë nuk e mohoj. Unë kam qenë 8 vite Mund të kem debatuar me Bashës por nuk mund të dal sot edhe të them që shiko unë atëherë kam qenë kundër, pasi vetë atë e kam mbështetur.

I mbështesni të gjitha deklaratat e Berishës ndaj Bashës?

Paloka: Unë kam qëndrimet e mia, ai mund të ketë gjera të tjera. Por sido që të vijë puna nuk mund të arrij të mnedoj që Basha ka marrëveshje me Ramën që në 2017 për të shkatërruar PD sepse po ta mendoja këtë do të isha unë i pari për ta larguar.

Unë i kam thënë se kishte marrë vendimin më të gabuar në mënyrën më të gabuar, në zyrë. Këtë ia thasë që në momentin kur mori vendimin për përjashtimin e Berishës. Unë gjërat kur nuk më

Pranon Basha kritika?

Paloka: Një nga defektet e Bashës është që të dëgjon ndonjëherë edhe ta miraton atë që thua , por nuk e bën dhe ky është problem.

Pritshmëritë tuaja për vendimin e Bashës?

Paloka: Unë nuk e kam pritur farë këtë vendim, realisht mbase edhe nga bisedat që kemi bërë me Bashën sepse janë bërë disa biseda mes meje dhe tij për këtë çështje. I kam thënë non-grata e Berishës nuk është kundër Berishës është kundër teje si kryetar i PD dhe kundër PD-së. Kjo për mua ka qenë dhe mbetet goditje politike ndaj PD për të mbështetur Edi Ramën, pra është një gjetur një mënyrë me lobime, pra të goditet Berisha dhe më pas e gjithë PD. Këtë mendimin tim ia kam thënë kur ambasadorja amerikane foli për çështjen e barit …Edhe po ta fusnim për diskutim sot këtë çështje ne do të na hidhen në fyt  demokratët. I kam thënë se nëse vetëm do ta diskutojmë si çështje ne na ikën gjysma e partisë dhe jo më ta largonim”.

Nëse do të ishit kryetar i PD çfarë do bënit?

Paloka: Edhe zgjidhjet ia kam dhënë. Pasi u mor vendimi, i kam thënë ka një parim universal në drejtësi je i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia jote jo e anasjellta dhe zoti Basha kishte vënë të kundërtën. Zoti Berisha momentin që vërtetohet fajësia atëherë largohet. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com