Vetëm 11 km të përshkuar dhe në garën e Dakarit ndodhi një incident i rëndë. Pilotja kineze Guo Meiling humbi kontrollin e makinës sa saj Mini Coper ndërsa po futej në një kthesë. Si pasojë përfundoi drejt një grupi spektatorësh duke plagosur 10 prej tyre, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Mes tyre është edhe një baba me të birin, ndërkohë që 4 prej të plagosurve janë minorenë. Organizatorët e garës në terrene të thyera kishin menduar që në fillim të bënin një xhiro në Argjentinë, përpara se konkurrentët të nisin e të përshkojnë itinerarin e përcaktuar.
Pas incidentit të ndodhur menjëherë gara u ndërpre, ndërkohë që të dëmtuarve i’u dha ndihma e parë mjekësore. Për pilotin Juan Cruz Alvarez, dëshmitar ocular i ngjarjes ëhstë mrekulli që nuk pati asnjë të vdekur. Në garën e Dakarit marrin pjesë 110 makina, 55 kamionë dhe 143 motoçikleta.