Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
Mësohet se një 65-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë tip ‘Benz’ që drejtohej nga personi me inicialet A.N.
Fillimisht 65-vjeçari u transportua drejt spitalit të ‘Traumës’ por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/b.h