“Tallja me anëtarët e PD vijon edhe sot”. Kështu është shprehur Gazment Bardhi gjatë një konference për shtyp teksa u shpreh se PD është një institucion.
Sekretari i Përgjithshëm i PD tha sot se pavarësisht foltoreve që zgjasin prej dy muajsh, Sali Berisha nuk arriti t’i mbledhë dot 1/4 e firmave të nevojshme për thirrjen e Kuvendit.
“Ne jemi institucion dhe jo organizatë që funksionojmë në ilegalitet. Kemi detyrimin të zbatojmë rregullat e brendshme dhe statutin. Dua të konfirmoj se në PD se nuk ka ardhur asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sot kemi veç një tallje me demokratët sepse pas dy muajsh kontakti me demokratët, nuk u arrit të siguroheshin 1/4 e firmave. Pra ka më shumë se dy muaj që vërtitet në çdo studio dhe ajo që ka ndodhur është një blof i madh. Nëse i kanë firmat, ripërsëris ftesën që t’i depozitojnë në protokollin e Partisë Demokratike”.
/javanews/a.r