Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka kanosur me sende të forta drejtoreshën e një institucioni shtetëror.
“Janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka kanosur me sende të forta drejtoreshën e një institucioni shtetëror” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r