Një 27-vjeçar me banim në Durrës është vënë në pranga nga policia pasi ka bërë një deklarim të rremë lidhur me një vjedhje të supozuar në biznesin e tij.
Shtetasi me inicialet K.M ka rënë në prangat e policisë pasi deklaroi se i kishin vjedhur sallën e tij të itnernetit ndërkohë që nga këqyrjet e kamerave të sigurisë u pa se diçka e tillë nuk kishte ndodhur. Në këtë mënyrë duket se kjo situatë është inskenuar nga 27 vjeçari për qëllime të caktuara.
“Arrestohet shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ky shtetas ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në një qendër interneti, po nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se ky kallëzim është i rremë”, njofton policia e Durrësit.
/a.r