Bujar Nishani vlerësoi të gjithë delegatët që kanë firmosur për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor.
Ish-Presidenti shkruan se këta firmëtare shpëtuan PD-në dhe treguan se as shiten dhe as blihen për interesa të fëlliqura korruptorësh.
Nderimet më të veçanta dhe mirënjohjen më të sinqertë për ata mijëra delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që morën në dorë fatin, dinjitetin dhe misionin e vërtetë të kësaj partie.Ata të cilët as nuk shiten e as nuk blihet nga premtime e interesa të fëlliqura korruptorësh,Ata të cilët nuk mund të kompleksohen prej shantazhesh perverse e vulgare, vendosën ta shpëtojnë Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik në Shqipëri. Vitet do të kalojnë përsëri, ashtu siç kaluan tash e tridhjetë vite të shkuara, kur kjo parti u themelua, por emrat e atyre njerëzve të lirë, që do të mblidhen më 11 dhjetor 2021 në Kuvendin më historik të kësaj partie do të shkruhen, do të përmenden e do të kujtohen veçanërisht për misionin që ndërmorën.
PD, shton Nishani, nuk mund të kthehet dot kurrë në aneksin e rregjimit të hajnisë e tradhëtisë.
Firmëtarët patriot të 2021 na rikujtuan të gjithëve se ;
Pa opozitë nuk ka pluralizëm, pa pluralizëm nuk ka liri, pa liri nuk ka të vërteta, pa të vërteta skuthët peng të rregjimit do mbeten “oksigjen” për hajninë që po na vret pak nga pak të gjithëve çdo ditë.
Partia Demokratike e Shqipërisë nuk mundet të kthehet dot kurrë në aneksin e rregjimit të hajnisë e tradhëtisë.
Ajo do të ribëhet ashtu siç ishte kur u lind, Shtëpia e Madhe e Lirisë!
/a.r