Demokrati Fatbardh Kadilli kërkon që Partia Demokratike të transformohet plotësisht, pasi me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nuk vjen në pushtet
I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, Kadilli deklaroi se Sali Berisha është e shkuara dhe nuk e ringer dot Partinë Demokratike.
“Nëse PD është pronë e Sali Berishës, apo Lulzim Bashës, ne të tjerët nuk kemi pse të rrimë aty. Demokratët duhet të shohin për një projekt të ri. Sali Berisha po përdor tezat e mia. Unë i përdora si projekt për të ringritur PD-në, ndërsa Berisha i përdor për qëllimet e tij. Sali Berisha do të personalizojë partinë. Me Sali Berishën nuk vijmë në pushtet. Me Sali Berishën, PD nuk bëhet demokratike”, tha Kadilli.
Sipas Fatbardh Kadillit, PD ka nevojë për një projekt tërësisht të ri, ku partia të mos jetë monopol i kryetarit. Ai pyet, si mund ta votojnë shqiptarët Sali Berishën, pasi e rrëzuan njëherë.
“Kur kundidova për kryetar, u ofrova qytetarëve një projekt të ri. Basha dhe Berisha kanë krijuar një parti monopol dhe të pashpresë. Na duhet një PD e re dhe e pastër. Vetëm kështu mund të fitojmë bësimin e qytetarëve.
PD duhet të pastrojë veten, më pas të shkojë tek dera e SPAK. Ajo që po ndodh është se PD, po përçahet”, tha Kadilli./m.j