Ambasadorja e SHBA ne Tirane, Yuri Kim ka folur sot edhe per nismen e Ballkanit te Hapur. Ne intervisten e dhene per TCH, Kim teksa shprehet se SHBA e mbeshtet kete nisem, theksoi se ‘‘ Roli i Shqipërisë po rritet.
Në rajon, jemi shumë të kënaqur të mbështesim Ballkanin e Hapur dhe nisma të tjera rajonale që rrisin ndërveprimin midis të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe çelësi është që këto nisma duhet të jenë të hapura për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.
Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne vazhdojmë të mbështesim fort integrimin e Shqipërisë në BE dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Besojmë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se duhet të zhvillohet Konferenca Ndër-Qeveritare përpara fundit të vitit. Do të shtyjmë fort për këtë.”/m.j