Pas takimit me presidentin Ilir Meta, ish-i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell duke se “është bërë gati” që të shkojë në ‘Foltoret’ e Sali Berishës.
Kjo sepse në një intervistë për një radio online, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Grenell ka hedhur akuza ndaj sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili tha se ‘ai po manipulon fuqinë e DASH për të ndihmuar George Soros dhe kundërshtarët e tij politikë’, duke shpallur Sali Berishën ‘Non Grata’, prandaj i kërkon që të nxjerrë provat.
“Zoti Berisha ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të George Soros në Ballkan. Dhe kështu këtu kemi kritikun e George Soros në Ballkan, duke marrë sanksione, të vendosura ndaj tij nga Sekretari i Shtetit. Tani kongresmeni Lee Zeldin nga Neë York ka qenë pjese e kësaj dhe ai i ka kërkuar sekretarit Blinken të jap informacionin që të tregojë se ‘Pse duhet të vendosen sanksione amerikane ndaj liderit të partisë.
Sepse unë nuk besoj se ka bërë diçka që të çojë në vendosjen sanksioneve amerikane ndaj këtij individi. Nëse Sekretari i Shtetit Blinken ka informacione të reja që tregojnë për këtë, atëherë ai duhet të dalë përpara dhe ta tregojë sepse tani duket sikur ai po manipulon fuqinë e Departamenti i Shtetit për të ndihmuar George Soros dhe kundërshtarët e tij politikë. (…) Sekretari Blinken duhet të përgjigjet në gjykatën franceze për atë që ka bërë”, tha Grenell.
Ndërkohë, më herët, Grenell u prit sot nga Ilir Meta në Presidencë, ku bashkangjitur fotos së publikuar kreu i shtetit shkruante: ‘Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time.
Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet shumë”./m.j