Një ngjarje aksidentale me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë.
Mësohet se 37-vjeçari me inicialet S.P., punonjës i OSHEE, është rrëzuar nga shtylla e tensionit teksa punonte.
Aktualisht, ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/b.h